Bota Kapen 2 ton kokainë në banane në Roterdam: Vlera 151 mln euro

Kapen 2 ton kokainë në banane në Roterdam: Vlera 151 mln euro

Një sasi rekord prej 2,020 kilogramë kokainë është kapur nga policia holandeze në portin e Roterdamit.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet holandeze këtë të diel, ndërsa “Reuters” shkruan se droga kap një vlerë prej 151 milionë euro.

Kokaina u gjet në një dërgesë bananesh, e cila vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion një kompani hungareze, tha prokuroria e Roterdamit në një njoftim për mediat.

Më shumë se 38 ton kokainë janë kapur nga policia në portin e Roterdamit vetëm gjatë vitit të kaluar.