Dy qytetarë shqiptarë, respektivisht 24 dhe 27, u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën me 136 monedha ari në çantë.
Shqiptarët u përcaktuan si të dyshimtë nga polici i kontrollit të dokumentacionit para të cilit deklaruan se nuk kishin bagazhe me vete.
Oficerët e policisë kufitare, pasi nuk u bindën për vërtetësinë e deklaratave, kryen kontrolle të mëtejshme dhe, vetëm duke parë biletat e udhëtimit ata gjetën se secili prej tyre kishte nga një bagazh. Kërkimet e mëtejshme zbuluan se ata kishin fshehur në qeset e rrobave 136 monedha ari, për të cilat nuk deklaruan asgjë në pikën e kalimit.
Të dy të huajt, në fund të hetimeve janë proceduar në një gjendje lirie për veprën penale të mosdeklarimit të sendeve me vlerë.
Që nga java e parë e shtatorit, policia kufitare në Itali, kanë në ndihmë pajisje kontrolli elektronike.
Nëpërmjet saj janë bërë në katër raste ndalime të personave si dhe kapja e 136 monedha ari me vlerë mbi 80 mijë euro.