Vihen në pranga 5 persona në Tiranë, pasi janë kapur me lëndë narkotike kokainë, heroinë e kanabis.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga janë vënë shtetasit R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.