Policia ka sekuestruar rreth 8 kilogramë kanabis, në fshatin Bulçesh të Tiranës.
Blutë njoftojnë se sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit në një banesë.
Si pasojë janë vënë në pranga dy vëllezërit, të cilët dyshohet se iu përkiste lënda narkotike.
Dy vëllezërit, Saimir dhe Oltjan Aruçi, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.