Tolin Fufi, 50 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës si i dënuar nga Italia për trafik droge. Ai është i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Policia njofton se janë duke punuar me autoritetet përkatëse për të ekstraduar 50-vjeçarin drejt Italisë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”