Aktualitet Kapet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit Niko Goro. Ai është 53-vjeçari Kliti Leka, banues në Tiranë.

Autori u kap në vendin e quajtur Livadhet. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, një armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori është shoqëruar për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

51-vjeçari Niko Goro u qëllua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtunë në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.