Hajdut më i guximshëm, rrallë herë është parë. Por u kap. Autoritetet ruse njoftuan arrestimin e një 31-vjeçari rus që ka kryer një vjedhje aq të thjeshtë po aq sa spektakolare në galeritë Tretiakov, një nga muzetë më të famshme të Moskës.
Vjedhja, e cila është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ka një skenar pothuajse të pabesueshëm: djaloshi, pasi shijon pamjen e pikturës së piktorit rus Arkhip Koundji, “Krimea. Ai Petri”, e realizuar në vitet e para të shekullit XX, thjesht mendoi të hiqte veprën e artit nga muri dhe ta merrte me vete, në prani të dhjetëra vizitorëve.
Asnjë prej të pranishmëve nuk dyshoj asgjë, duke pandehur se ishte pjesë e stafit të Muzeut.
Vepra e artit e vjedhur nga “Lupeni” rus u gjet e fshehur vetëm disa ditë më vonë në një kantier.
Galerita Tretiakov u hap për herë të parë në vitin 1856, me vepra të artistëve të kalibrit të Chagall, Kandinsky dhe Malevitch.
И теперь последнее, но самое сладкое на десерт по Третьяковке — момент кражи картины «Ай-Петри. Крым» с камер pic.twitter.com/H42HYI0mz3
— Лента.ру (@lentaruofficial) January 28, 2019