Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit. Droga është kapur nga Njësia Task Force në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda e ngarkuar me qymyr.
Anija është ankoruar të hënën në kalatën lindore të portit detar të Durrësit.
Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit dhe ishte nisur nga Kolumbia në muajin prill.
Deri më tani policia ka sekuestruar mbi 50 pako me kokainë në dy çanta të fshehura në anije ndërsa pritet të dilet në përfundim se sa është sasi që ka hyrë në territorin shqiptar.