Aktualitet Kapet në Athinë shqiptari i shumëkërkuar, ishte kreu i një bande kriminale

Kapet në Athinë shqiptari i shumëkërkuar, ishte kreu i një bande kriminale

Policia greke ka arrestuar sot një 43-vjeçar shqiptar të shumëkërkuar dhe i konsideruar person me rrezikshmëri.

Bëhet fjalë për Gentjan Abazaj që u kap nga policia greke në lagjen “Peristeri” të Athinës.

43-vjeçari shqiptar u vu në pranga gjatë një operacioni në një lokal të zonës nga sektori i kërkimit në bashkëpunim me skuadrën e OPKE.

Abazaj rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie dhe 50 mijë euro gjobë nga Gjykata e Athinës, si kreu i një grupi kriminal që shpërndante kokainë dhe kanabis në Athinë.

Ai kamuflohej duke lëvizur me automjete të ndryshme luksoze me targa të huaja, përfshirë ato shqiptare. Është faktuar përfshirja e tij në 60 raste shit-blerje droge.

Gjatë kontrollit në banesë 43-vjeçarit ju gjeten 2.5 kg kokainë dhe 3 kg e 430 gramë marijuanë, pajisje paketimi dhe peshimi.

Abazi rezulton i dënuar më parë për çështje droge, armësh dhe falsifikim, ndërkohë që ka vuajtur dënim në burgje të ndryshme të Greqisë.