Kapet një 41-vjeçar, i cili dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.
Sikurse njofton policia, në kuadër të operacionit “Kalaja”, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi më 6 Korrik, 2020, Gjykata Themelore në Gjakovë ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.