Një 26-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane është kapur në Shqipëri nga Fast Albania dhe strukturat e Policisë së Tiranës. Në pranga ka rënë Stivi Filolli, i kërkuar ndërkombëtar.
Ai u kap në rrugën “Haxhi Dalliu” në kryeqytet. 26-vjeçari akuzohet për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme.
Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST.