Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë nga uniformat blu pas shkëmbimit të informacionet mes Interpol Tiranës dhe Zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri.
Në pranga ka rënë Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, banues në Vlorë. Ai u arrestua në lagjen “10 Korriku”.
53-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit të Catanias me 19.6 vite burgim, nga të cilat mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë. Lorenc Kapllani është shpallur fajtor për trafik droge dhe organizatë kriminale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.