Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e vendit të tij për vrasje të mbetur në tentativë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Istanbul” është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 48 vjeçarit Hasan Ozcan, i cili prej disa kohësh banonte në zonën e Unazës së Re.
48-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, teksa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
Hasan Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “pjesëmarrje në vrasje”, dhe “vrasje e mbetur në tentativë.