Horoskopi Kapriço, dashuri dhe shpenzime, shenjat më me fat të muajit korrik

Kapriço, dashuri dhe shpenzime, shenjat më me fat të muajit korrik

Korriku do të jetë një muaj ndryshimesh për shenjat. Shumë cikle do të marrin fund, do të merren vendime të rëndësishme, por mesi i muajit do të jetë periudha më e vrullshme. Sipas renditjes së shenjave sipas Meri Shehut në “Rudina”, energjia do të jetë shumë e madhe dhe janë shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap që duhet të jenë më të kujdesshme. Më të favorizuara janë shenjat e ujit: Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja.

12- Bricjapi

Megjithëse e fillojnë muajin me një hënë të plotë në shenjën e tyre, kjo është më shumë një apokalips që ata do kuptojnë se çfarë u mungon ose çfarë ka ndodhur në jetën e tyre deri tani. apokalipsi është i bukur sepse do arrijnë të shikojnë, të kuptojnë, të marrin vëmendje por në jetën personale mund të kemi një Korrik shumë të nxehtë, me ngjarje e evenimente të rëndësishme por që do jenë delikate. Një hënë e plotë ngelet shumë delikate sidomos për femrat, por edhe për meshkujt ndaj shumë Bricjapë duhet të kenë kujdes marrëdhëniet familjare, ekonomike dhe vendimet që kanë marrë në jetën personale sepse kthehet edhe Afërdita në prapavijë dhe mund t’u japë një problematikë në lidhje me besimin që kanë te partneri ose që do japin e marrin.

11- Dashi

Janë më erotikët, por hëna e plotë në Bricjap do i tundojë shumë në lidhje me karrierën. Do duan shumë që jo vetëm të dashurojnë, por duan të zënë edhe një pozicion pune, të bien në sy, të bëjnë shumë famë. Pikërisht kjo do i bëjë që të lënë pas dore gëzimet e bukura të verës dhe do merren me çështje karriere shumë më serioze se sa duhet. Marsi që do hyjë në Virgjëreshë do t’i japë një stres në lidhje me punën dhe shumë Dashë që kanë harxhuar shumë energji duhet të kenë kujdes me shëndetin sepse mund të para-harxhojnë energji dhe të stresohen shumë me punën. Kujdes me aksidentet.

10- Luani

Afërdita në shenjën e tyre në fillim të muajit kundërshtohet me Uranin. Shumë Luanë që kanë marrëdhënie të paqarta do shikojnë që mund të shpartallohen në fillim të muajit ose do shikojnë ku kanë pikat e dobëta të vetat dhe të partnerit dhe do marrin vendimet përkatëse. Hëna e re në Gaforre në datën 17 u jep një stimulim shpirtëror dhe një delikatesë sidomos edhe me punët do shikojnë mirë se nuk do ndihen shumë të favorizuar dhe Marsi në Virgjëreshë tregon shumë shpenzime. Me sa duket pas datës 17 Luanët vetëm do japin shumë para dhe nuk do ndihen komodë.

9- Demi

Do ta përjetojnë vështirësinë e muajit Korrik në ditët e para sepse Afërdita në Luan kundërshtohet me Uranin në shenjën e tyre dhe aty do kuptojnë sa e do partneri, sa lekë ka për verën, çfarë mund të programojë e çfarë jo, por edhe këto të fundit mund të dalin jashtë kontrollit. Demi do marrë një shije pak paqartësie në fund të muajit dhe vështirë t’i mbledhësh e t’u thuash që ka një hënë të plotë në Bricjap dhe jeni më të favorizuarit për të udhëtuar jashtë shtetit, për të kontaktuar e hapur horizonte të reja. Thuajua sa të duash, do ngelen tek e vjetra, sidomos në fund të Korrikut me kthimin e Afërditës në prapavijë dhe nuk do ndryshojnë më pozicion. Me hënën e plotë në Bricjap të shohin më matanë.

8- Shigjetari

Marsi në Virgjëreshë bëhet antagonist me ta, sidomos në lidhje me karrierën e punën. Iu vjen dikush, i shtyn në një antagonizëm, bëhet më flamurtar se këta dhe i bën të mendojnë se po rrezikojnë punën e të ardhmen dhe futen në një lloj stresi. Ndoshta kanë edhe stres në ndonjë marrëdhënie ndërpersonale, në çift ose familjare ndaj të kenë kujdes në lidhje me punën dhe antagonizmat. Nuk është momenti të thonë fjalën e fundit ose të bëhen seriozë në periudhë vere. Çështjet erotike fillojnë që të komplikojnë shumë jetën e tyre në përgjithësi.

7- Binjakët

Janë një nga shenjat që do merren krejtësisht me çështjet familajre. Duke filluar nga data 17 dhe me hënën e re në Gaforre që duket sikur do përmirësohet disi çështja ekonomike, por Plutoni përballë tyre është shumë grykës dhe i thith çdo lek që marrin si fshesë elektrike ndaj nuk do ndihen komodë në mes të muajit. Marsi futet në Virgjëreshë në datën 17 dhe vendos një lloj vështirësie në marrëdhëniet familjare ndaj nuk duhet të ngrenë tonin, të bëhen kapriçozë ose antagonistë me anëtarët e familjes, sidomos edhe në çift nuk duhet të tregojnë rivalitet sepse për shumë pak mund të marrë flakë një marrëdhënie familjare.

6- Peshorja

Janë në një pozicion komod, në mes sepse Afërdita në Luan si në fillim, edhe në fund të muajit, edhe nëse kthehet e kundërt përsëri marrin më të mirën e saj pavarësisht se është shumë e goditur në fillim të muajit. Në mes të muajit do duan të bëjnë biznes të madh, që bie në sy por duke hyrë Mërkuri në Luan do kudnërshtohet me Jupiterin në Dem dhe do kenë pak kujdes te tendencat e shpenzimeve në mes të muajit për ndonjë investim biznesi. Në fund të muajit vetëm do kenë kujdes të kërkojnë të drejtat e tyre nga e kaluara, çfarë nuk u është dhënë, çfarë u është premtuar dhe nuk u është mbajtur qoftë në jetën personale, qoftë në ekonomi.

5- Virgjëresha

Janë në pozicion komod, megjithëse do futet Marsi në shenjën e tyre. Nuk e di sa të afta janë të mirëpresin një mashkull të fuqishëm në jetën e tyre ose një epror të fuqishëm por që duhet ta bëjnë aleat. S’ka sesi të bëhen aleat me një njeri të rrëmbyer, por që do u duhet ta marrin këtë vendim. E shoh të vrullshëm mesin e muajit, me ndryshime të mëdha, zhvillime të mëdha. Kujdes në marrëdhëniet në çift në disa raste dhe marrëdhëniet erotike që nuk i kanë shprehur ose deklaruar, qoftë në fillim, qoftë në fund të muajit me Afërditën e kundërt në Luan.

4- Ujori

Janë në pozicion të mirë duke marrë parasysh që Afërdita i thërret për një bashkëpunim dhe marrëdhënie të qëndrueshme, por i trazojnë vetë ujërat në fillim të muajit dhe kuptojnë kush është njeriu i duhur për ta dhe sa reziston. Kanë lajme të mira sepse fillojnë punë të reja, veprimtari dhe ana ekonomike e tyre do finalizohet me sukses. Ujorët që nuk do jenë të kënaqur në fund të muajit me marrëdhëniet ekzistuese ose kanë pasur ndarje, do shikojnë rikthime të personave nga e kaluara në jetën erotike të paktën dhe kjo mund t’u japë mundësinë të ekuilibrohen, të marrin më shumë kënaqësi në këtë periudhë. Kujdes me shpenzimet sepse do kenë shumë gjatë muajit Korrik.

3- Peshqit

Janë një shenjë uji, me hënën e re në Gaforre nuk do goditen prej saj sa i përket Plutonit dhe do marrin më të mirën qoftë nga ndryshimet në jetën erotike ose ndryshimet e mëdha me pasionet e tyre në karrierë e talentet e ndryshme. Një dashuri e tyre vihet në rrezik në mes të muajit, por nëse e kapërcejnë këtë gur prove, do kenë një verë shumë romantike dhe do rigjenerojnë marrëdhëniet e tyre në përgjithësi. Marsi përballë tyre tregon që në jetën e tyre mund të futet një mashkull i fortë, potent dhe që kërkon shumë rivalitet.

2- Akrepi

Si shenjë e ujit ky është një muaj që do u japë shanse të mira me hënën e re dhe diellin në Gaforre, kanë shumë mundësi të udhëtojnë, të kontaktojnë jashtë, të ndihen mirë, të kenë forcë lipidike të mirë, të marrin para por në fushën e karrierës të kenë kujdes në fillim e fund të muajit sepse ka kontradikta. Të kenë kujdes në lidhje që mund të bëhen për famë sepse njerëzit mund t’u afrohen për këtë arsye dhe ata të zhgënjehen nga kjo tendencë sepse janë e vetmja shenjë që nuk mund ta shesin lëkurën e tyre, mund ta ndryshojnë por nuk e shesin.

1- Gaforrja

Është muaji i tyre, por ka një hënë të plotë përballë tyre në fillim të muajit në Bricjap që i thërret për partneritete, për marrëdhënie të mira dhe për ta parë më mirë dhe dëshiruar jetën në çift. Hëna e re në shenjën e tyre në datën 17 është e rrezikshme për të gjithë sepse merr pjesë Plutoni dhe do dëgjojmë ngjarje që nuk do të na pëlqejnë. Nuk flas vetëm për Gaforret, por në përgjithësi çështje familjare, turma, atdheu, shumë gjëra mund të komplikohen nëpër botë por Gaforrja është ajo që do i kapërcejë dhe hëna e re do marrë drejtime pozitive. Kujdes në fillim dhe në fund të muajit kur Afërdita bëhet e kundërt që do të shpalosë një natyrë kapriçoze dhe me shpenzime të mëdha që do t’i përndjekë për tërë Gushtin.