Subjektet që importojnë, tregtojnë, përpunojnë apo nxjerrin hidrokarbure do të përfshihen në radarin e kontolleve të insitucioneve shtetërore, në atë që Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e quajti si luftë frontale të informalitetit në cilësi. Në një dalje para mediave Balluku tha se kontrollet e cilesisë së karburantit janë intensifikuar në kuadër të nismës së antiinformalitetit që qeveria Rama ka ndërmarrë tashmë.
“Informaliteti cilësor është i njëjtë dhe i ngjashëm me informalitetin fiskal për mos thënë me siguri që është prodhues i infomalitetit fiskal. Pra, duke pishur standardet dhe duke mos përmbushur rregullat dhe kërkesat cilësorë në fushën e hidrokrabureve, subjektet abuzojnë. Kjo luftë kundër informalitetit cilësor do të intensifikohet. Duke qenë se sot do flasim për punën që kryen Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial edhe disa pika të tjera që kemi ideifikuar, kemi një plan pune sesi do ti monitorojmë dhe zgjidhim. Shqetësuese për ne është mungesa e rregulloreve të punës në sektorin elektronenergjetik.
Për më tepër ajo çfarë është identifkuar ka qenë veprimatia monitoruese në fushën nxjerrëse. Inspekorati do përsojë një ristrukturim të thellë që ti përgjigjet luftës kundër informalitetit. Brenda tetorit te vitit 2019 ne do të ngrejmë labiranorin në Porto Romano për të qenë pranë kompanive hidrokabure. Lufta frontale kundër infomaliteti cilësor do të vazhdojë dhe intensifikohet në vijim në bashkëpunim me gjithë strukturat e tjera shtetërore. Do të ushtrojmë kontoll në gjithë subjektet që importojnë trgojnë, përpunojnë apo nxjerrin hidrokarbure”, tha Balluku.
Kryeinspektori i Admir Abria bëri me dije edhe rezultatet e mbikqyrjes në treg në 6 muajt e parë të vitit 2019, duke theksuar se, fillimisht është bërë një analizë risku për të parë numrin e subjekteve që monitoronte ISHTI dhe pjesa e hidrokabureve është parë me më shumë kujdes pasi prek më drejtpërdrejt qytetarët.
“Në shumë raste kemi hasur mungesë cilësie kryesisht në naftë gaz, GNL dhe në solar. Fusha e dytë e operimit ka qenë tek elektronenergjetika me fokus tek siguria në punë. Të gjithë operaorët që operojnë në fushën elektornejgetike si OSHEE kesh dhe OST si dhe subjektet e tjera u kemi thënë që duhet të marrin veprime të drejtpërdrjta për të rritur sigurinë në punë. Kemi intensifikuar punën kryesisht në bregdet tek hoteleria për pajisjet nën presion. 99 për qind e aksidenteve me GLN vijnë si rezultet i mosrespektimit të sigurisë.
Kemi paraqitur profliet e riskut dhe Tatimet dhe Doganat kanë ndërmarrë dhe kanë vendosur gjoba dhe penalitete ndaj subjekteve që operojnë kundër standardeve në treg. Tashmë po punojmë në rritjen e kapaciteteve brenda ISHTI. Me aktin e ri normativ Inspektorati do bëhet me 130 inspektorë nga 100 që janë aktualisht. Gjatë 6 mujorit të parë janë kontolluar para zhdoganimit 3659 subjekte me një rritje prej 20 pë qind. Kjo do të thotë që forca jonë evidnetuese dhe ndjeshmëria që subjektet kanë pasur në mbikqyrje ka qenë më e lartë. janë bërë 2477 inspektime rritje 11 për qind.
Janë penalziuar 44 subjekte që janë në fushën e MIE dhe mbikqyren nga ISHTI ishte pjesa teknike. Çfarë do bëjmë për ta kontolluar më mirë? Duke ngritur laboratorin pranë Porto Romanos do të thote që kontollojmë në kohë reale 85 për qind të tregut në vend . Do kemi në mbikqyrje dhe monitorim gjithë importin por edhe eksportin e atyre lëndëve që dalin nga rafineritë”, bëri më dije Abria.