Mjeshtri Bujar Kapexhiu e ka ilustruar sot te Mapo përmes një karikature lëvizjen e fundit politite të ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, të emërtuar “Zgjidhja”.
Kapexhiu e portretizon Kokëdhimën me simbolet e Partisë Socialiste, me mbishkrimin “Unë jam zgjidhja”, ndërsa diçitura e karikaturës është “Efekti Trump”, pasi dihet që Kokëdhima ka shpalosur një mbështetje ndaj Donald Trump dhe e shikon këtë të fundit si frymëzues të lëvizjeve kundër establishmentit.