Karim Benzema është fituesi i “Topit të Artë” 2022. Pasi mori këtë trofe, francezi bëri një sërë falënderimesh, si dhe zbuloi se Ronaldo “fenomeni” është idhulli i tij.
Sulmuesi i Real Madrid theksoi ndër të tjera se lumturia e tij për fitoren e këtij trofeu ishte maksimale duke ditur se i pranishëm aty ishte Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur që Ronaldo “fenomeni” është këtu pasi është idhulli im. Është e pamundur që një sulmues tjetër të bëjë atë që ka bërë ai. Nëse do të luaja në një skuadër me Ronaldon, kurrë nuk do kërkoja të luaja unë para tij”, tha Benzema.