Si sot, 100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë.
Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.
Postimi i Banka së Shqipërisë në “Facebook”:
Si sot, 100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.
Kjo seri ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”. Përveç mbishkrimit, simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para, por të nënshkruara tashmë nga Vasil Kondi, mbajtësi i radhës i kryesisë së Këshillës Qeveritare dhe Drejtori i Zyrës së Financës, Nikollaq Zoi. Legjenda dhe vlera e këtyre kartëmonedhave janë shkruar në të dyja gjuhët, shqip dhe frëngjisht. Në faqen e pasme të tyre, lart në të djathtë, kanë vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës shkruhet: “Direksia e Financës Korçë”.
Pamja e të gjitha emisioneve të kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës u gdhend nga një ushtar francez, i quajtur Davier, të cilit në shenjë mirënjohjeje për realizimin e klishesë së kartëmonedhave, iu dhurua një orë e artë.