Kryesore KAS rrëzon ankesën e PD-së për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”

KAS rrëzon ankesën e PD-së për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot ankesën e Partisë Demokratike që kërkonte të çregjistrohej koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. KQZ ka njoftuar se KAS ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore duke e rrëzuar atë.

“Në përfundim të shqyrtimit paraprak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike kërkoi të shtunën shfuqizimin e vendimit që kërkoi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Juristët e Partisë Demokratike thanë se kërkesa e paraqitur nga LSI-ja, PDK-ja dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua në kundërshti me kodin elektoral përpara se të regjistroheshin si parti.

Një tjetër argument ishte se janë përdorur simbolet e Partisë Demokratike pa miratimin e Lulzim Bashës.