Politika KAS rrëzon Celibashin, opozita do të ketë në zgjedhje 222 kandidatë për...

KAS rrëzon Celibashin, opozita do të ketë në zgjedhje 222 kandidatë për deputetë

KAS ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që javën e kaluar shkurtoi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike me argumentimin se kishte tejkaluar numrin e lejuar.

Në vendimin e sotëm, KAS theksoi se në listat e PD mund të rivendosen emrat e kandidatëve që u hoqën nga KQZ, pra në total 222 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“KAS në përfundim të shqyrtimit kundër vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.156 datë 17.3.2018, bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, me shumicë votash vendosi:

-Pranimin e kërkesës ankimore nr.5 datë 19.3.2021 të subjektit zgjedhor koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.

-Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e kërkesës të listave shumëemërore të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021.

-Regjistrimin e listave shumëemërore të subjektit zgjedhore koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim sipas listës së depozituar në datën 16.3.2021 pranë KQZ.

-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

–Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e tij”, deklaroi KAS.