Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Beratit.
Sipas vendimit të marrë nga KAS, zgjedhjet në Berat janë të vlefshme pasi nuk janë gjetur shkelje që mund të rrëzonin procesin zgjedhor.
Ndërkohë pritet që ky institucion të marrë vendim lidhur me kërkesën tjetër të LSI, për rinumërim në këtë qark.
Më herët KAS ka rrëzuar dhe kërkesat e opozitës për shpallje të pavlefshme zgjedhjet në qarkun Gjirokastrës.