Politika KAS vendosi hyrjen e PD-së në zgjedhje, Gazment Bardhi: Celibashi është “nongrata”...

KAS vendosi hyrjen e PD-së në zgjedhje, Gazment Bardhi: Celibashi është “nongrata” për PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendimin e KAS për të regjistruar në zgjedhje Partinë Demokratike të përfaqësuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi sulmon Celibashin, duke thënë se zvarritja 10 ditore e procesit ka cënuar rëndë zgjedhjet.

“Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”, shkruan Bardhi.