Në një intervistë për Sunday Times, aktorja Kate Beckinsale, theksoi njëherë e mirë se “nuk ka bërë (dhe me siguri s’do bëjë kurrë) botoks”.
“Familja ime është dukur përgjithësisht gjithnjë më e re. Edhe qeni im 9 vjeç duket si një qenush i vogël“.
Backinsale tha se “mënyra si duket tani nuk është falë botoksit dhe asnjë lloj procedure tjetër kozmetike“.
“Nuk kam bërë asnjëherë, por nuk jam kundër njerëzve që e bëjnë. Ama, acarohem sa herë që njerëzit e marrin për të mirëqenë që kam bërë botoks. Jam e frikësuar se mos paralizoj fytyrën time. Plus, mamaja ime ka qenë gjithmonë dyshuese për çdo procedurë, madje edhe për një trajtim të thjeshtë kozmetik. E di që nëse bëj botoks, nuk do më pëlqejë dhe pastaj do dëgjoj mamin teksa më thotë: ‘Të thashëëë, e sheh?'”
Kate qëndron në formë duke u stërvitur 5-6 herë në javë. Trajtimi i saj i preferuar është PRP, e njohur si “injeksionesh plazme të pasura me trombocite”. Aktorja pranon se ka një marrëdhënie të komplikuar me plakjen sepse babai i saj vdiq nga një atak në zemër në moshën 31-vjeçare.
View this post on Instagram