Suksesi i jashtëzakonshëm i “Titanic” në vitin 1997 vendosi në qendër të vëmendjes protagonistët Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Nisur nga kjo, ishte e kuptueshme që Kate të kthehej në një nga figurat më të dashura, por sipas aktores, nuk ndodhi pikërisht kështu.
Në podcastin “WTF” me komedianin amerikan Marc Maron, Kate u shpreh se pas filmit, u ndje “e bullizuar” nga mediat në Britaninë e Madhe.
“Ishte ndryshe nga njëra ditë në tjetrën. Isha subjekt i vëzhgimit fizik personal dhe u kritikova shumë. Shtypi britanik ishte me të vërtetë i keq me mua. U ndjeva shumë e bullizuar, të jem e sinqertë. Më kujtohet që vetëm mendoja: ‘Mirë, mirë, kjo është e tmertshme dhe shpresoj të kalojë’. Me të vërtetë kaloi, por gjithashtu më bëri të kuptoj se nëse fama ishte ashtu, nuk isha gati të isha e famshme.” – tha ajo.
Gjatë bisedës, Kate shtoi se asokohe ishte vetëm 22 vjeç dhe “po mësonte ende si të aktronte”. Ajo u shpreh se u përpoq shumë që ta kuptonte sa më mirë profesionin e saj. I vetmi moment kur mediat nuk u morën shumë me të ishte në vitet 2000, kohë kur aktorja solli në jetë vajzën e parë, Mia-n.
Përveç “Titanic”, Kate ka qenë pjesë e disa filmave të njohur, si “Iris”, “ Eternal Sunshine of the Spotless Mind “,” Little Children”, “The Reader”. Për këtë të fundit u vlerësua si “Aktorja më e mirë” në Oscars 2009.