Në 24 orët e fundit në Lezhë janë regjistruar 4 aksidente me një bilanc me 2 viktima dhe 8 të plagosur, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja më e rëndë u regjistrua në orën 05:00 të mëngjesit e së hënës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.
Makina tip “Fiat” është përplasur me pjesën e prapme të karelit të një zetori. Shoferi i makinës, Prend Marku 56 vjeç dhe pasagjeri Martin Gjoka 54 vjeç sipas policisë humbën jetën.
Ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj nga kjo përplasje humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Pas lëndimeve të marra ndodhet jashtë rreziku për jetën në Spitalin e Lezhës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të makinës “Fiat”.
Aksidenti tjetër ndodhi në Ishull Shëngjin. Dy automjete “BMW” dhe Skoda u përplasën, duke patur vetëm 3 të lënduar.
Aksidenti i tretë ndodhi të dielën rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot.
Shoferi 21-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.
Ai mori përpara stendën ku shiteshin prodhimet bujqësorë dhe për pasojë u plagosën dhe dy shtetas që po qëndronin në anë të rrugës.
Aksidenti katër ndodhi të dielën ne aksin Rrilë-Tale, ku një motor përplasi dy këmbësorët.