Katër viktima dhe 213 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë kryer 2110 testime.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur t’i mbijetojnë Covid-19, një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç.
Janë 3581 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë.