Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur katër humbje jetë dhe 406 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me një javë më parë, numri i rasteve ditore është në ulje.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki: 185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.
Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.
Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinimi- Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.