Në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën katër qytetarë.
Viktimat ishin një qytetar nga Vlora 55 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Janë kryer 3,136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë.
Rastet e reja janë në këto bashki:
362 në Tiranë, 25 në Vlorë, 22 në Fier, 20 në Shkodër, 19 në Durrës, Lushnje, 18 në Elbasan, 17 në Kamëz, 15 në Sarandë, 9 në Vorë, Gjirokastër, 8 në Mallakastër, 7 Delvinë, 6 në Vau Dejës, Lezhë, Kuçovë, 5 në Tepelenë, Devoll, Cërrik, 4 në Mirditë, Krujë, Patos, Memaliaj, 3 Malësi e Madhe, Kukë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Himar, Pogradec, Dimal, Poliçan, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dropull, Përmet, Korçë, Berat, Skrapar, Belsh, Librazhd, Prrenjas,1 në Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Finiq, Maliq.
Janë 13,608 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1,549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 247,636 që nga fillimi i epidemisë.