Extra Katër ish-banorë rifuten në “Big Brother”: Ja rregullat për ta

Katër ish-banorë rifuten në “Big Brother”: Ja rregullat për ta

Shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkuan jo një, as dy, por katër ish-banorë te eliminuar më parë.

Pas hapjes së televotimit, moderatorja Arbana Osmani njoftoi se katër banorët më te votuar (në rend votash):

1- Efi Dhedhes

2- Kiara Tito

3- Bledi Mane

4- Ronaldo Sharka

Por këta banorë do të hyjnë me rregulla të reja:

– Vetëm njëri mund të prekë finalen

– Nëse shkojnë në finale dhe fitojnë, çmimi do të jetë i përgjysmuar

– Nëse u tregojnë banorëve informacione nga jashtë, eliminohen menjëherë.