Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur sot në Elbasan, ku kërkon që të justifikojnë pasurinë 4 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Kështu, i është dërguar formulari për të deklaruar pasurinë Agron Mehja i dënuar për trafik të armëve.
Dy të tjerët janë Kelmend Dalipi dhe Eduart Haxhi, të dy të dënuar më parë për prodhim e shitje droge si dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Personi i katërt është Xhiljano Xhoxhi i dënuar për trafik droge.
“OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e OFL.