Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm katër qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: dy raste në Tiranë, nga një rast në Durrës dhe në Vaun e Dejës.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 124 pacientë aktivë me Covid19.