Mund t’ju duket sikur në 2020-ën nuk keni qenë shumë të përfshirë në botën e modës, pasi veshja juaj e përditshme ishin tutat apo pizhamat. Por pavarësisht se shumë nga sflitatat e modës u anuluan dhe eventet e njohura të muzikës u zhvilluan në Zoom, disa postime apo dalje të personazheve të njohur publikë, ndikuan në vendimin e shumë vajzave, grave dhe meshkujve kudo në botë për blerjet që bënë online. Dhe sipas ‘LoveTheSales.com’, i cili analizoi 50 milionë kërkime për blerje nga 6 milionë blerës vitin e kaluar, Kate Middleton shpallet personi që pati më shumë ndikim mbi atë që duam të blejmë.
Një fustan me lule që veshi në qershor, për të folur me familjet nga një qendër e kujdesi për fëmijët, ishte ndër më të kërkuarat dhe u shit brenda 24 orësh, ndërsa kërkimet u rritën me 158% në ditët në vijim.
Pavarësisht se shfaqjet e saja ishin të rralla, Meghan Markle sërish u bë një influencuese mode vetëm falë daljes së saj publike në “America’s Got Talent”. Ajo është përgjegjëse për rritjen e kërkesave për blerje për këto kategori veshjesh: tutat me xhepa (+74%), këmishat xhinse (+46%) dhe fustanet lino (+41%).
Harry Styles arriti që të thyente barrierat me veshjet e stilit femëror në “US Vogue”, për të dëshmuar se nuk ka kufi në modë mes meshkujve dhe femra. Por veçanërisht ai arriti të bënte të bujshme në TikTok një triko.
Dhe të gjithë ata që e panë “Emily in Paris”, rolin kryesor të të cilës e luan aktorja Lily Collins, ndryshuan gardërobën duke shtuar elementë të rinj. Kërkimet për beretat, fundet me printe gjarpri dhe xhaketat stofi, u rritën menjëherë pasi seriali u publikua në Netflix.