Aktualitet Katër të mitur dëmtojnë Kalanë e Lezhës pas zënkës me përgjegjësin

Katër të mitur dëmtojnë Kalanë e Lezhës pas zënkës me përgjegjësin

Policia e Lezhës ka shoqëruar ditën e djeshme 4 të mitur në komisarit për dëmtimin e gurëve të Kalasë dhe biletarisë.

Të miturit në prani të prindërve dhe psikologut kanë pranuar dëmtimin e bërë ndaj këtij aseti historik.

Duket se shkak për këtë akt është bërë një debat mes tyre dhe përgjegjësit të kalasë, i cili siç duket nuk i ka lejuar të futen dhe të luajnë brenda kalasë pa biletë.

Ndërkohë policia e Lezhës i ka proceduar ata në gjendje të lirë për shkak të moshës.