Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën katër qytetarë nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 234 raste të reja.
Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili thotë se deri tani numri total i të vdekurve si pasojë e koronavirus ka shkuar në 1344.
“Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.