Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë nga Kukësi, Kurbini, Elbasani dhe Tirana.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana”.
Gjatë orëve të fundit janë kryer 817 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 132 raste.
“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon:
24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq”.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 6788 që nga fillimi i epidemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.