Katër pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e kësaj sëmundje. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, dhe 1 qytetar nga Fieri 65 vjeç.
Ndërsa, 451 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, nga 2834 testime që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 418 qytetarë.
164 raste janë identifikuar në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll, 1 në Pukë, Vau i Dejës, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 7,422 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.