Në afrim të pushimeve verore, Komisioni Evropian propozoi sot të lejojë hyrjen në BE për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinave anti-COVID-19 të autorizuara në nivelin europian.
Komisioni u propozon shteteve anëtare të lehtësojnë kufizimet aktuale mbi udhëtimet jo-thelbësore, të tilla si turizmi në BE, duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet në situatën epidemiologjike në të gjithë botën.
“Ka ardhur koha të rinisim industrinë e turizmit dhe të rifillojmë miqësinë kufitare në mënyrë të sigurt. Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një gjendje të mirë shëndetësore. Por nëse shfaqen ndryshime, ne duhet të veprojmë shpejt. Ne propozojmë një mekanizëm të frenimit të urgjencës së BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në Twitter.
Po kështu Komisioni ka theksuar gatishmërinë për të zgjeruar listën e vendeve që përfitojnë nga heqja e kufizimeve së lëvizjes. Propozimi në fjalë pritet të diskutohet nga vendet anëtare duke nisur nga dita e martë dhe do të duhet që të arrihet një marrëveshje në mënyrë që ai të hyjë në fuqi.