Politika “KE nuk duhet të fusë hundët”, Basha: Nuk e kuptoj nervozizmin e...

“KE nuk duhet të fusë hundët”, Basha: Nuk e kuptoj nervozizmin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, për akuzat që ky i fundit bëri për eurokomisioneres, Mariya Gabriel. Basha shkruan se nervozizmi i Ramës është i pakuptimtë dhe shton se të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara.

“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara“, shprehet Basha.

Më tej numri një i PD shkruan se  Rama në 8 vite nuk ka bërë asgjë për integrimin.

“Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë“, përfundon Basha.

Më herët Rama komentoi prezantimin e programit të PD për arsimin dhe akuzoi eurokomisioneren se është përfshirë në fushatë të një vendi kandidat për në BE.