Ai nuk ka pasur një lidhje serioze prej dekadash dhe nuk është shfaqur kurrë në tapetin e kuq me një shoqëruese gjatë karrierës së tij 35-vjeçare. Por gjithçka ndryshoi këtë fundjavë, kur Keanu Reeves doli i kapur për dore me Alexandra Grant në një festival filmi në Los Anxhelos.
Aktori 55-vjeçar praktikisht prezantoi 46-vjeçaren për publikun, duke pozuar para fotografëve dhe fansave të shumtë.
Para se të lidheshin bashkë, Keanu dhe Alexandra kanë bashkëpunuar për librat “Ode To Happiness” dhe “Shadows”, ku aktori ka shkruar poezitë, ndërsa e dashura e tij ilustrimet grafike. Ata janë edhe ortakë në biznes, pasi janë bashkëpronarë të shtëpisë botuese “X Artists’ Books”.
Reeves është përfolur gjithmonë për lidhjet e tij afatshkurtra shpesh edhe me yje të tjerë të kinematografisë si Sandra Bullock, por prej disa javësh flitej në mediat rozë në SHBA se gjërat mes tij dhe Alexandra-s ishin bërë serioze.