Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i dërgon Kuvendit të Republikës listat me kandidatët për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që duhet të zgjidhen nga legjislativi.
KED i ka dërguar dy lista Kuvendit, prej të cilave do të duhet të zgjidhet nga një kandidat.
Për vendin vakant të shpallur në 12 shkurt 2018, KED ka dërguar renditjen e mëposhtme:
Arta Vorpsi, 89,642 pikë
Elsa Toska, 85,428 pikë
Besnik Muçi, 81,928 pikë
Ndërsa për vendin vakant të shpallur në 4 mars 2019, KED ka dërguar:
Arta Vorpsi, 89,642 pikë
Fiona Papajorgji, 88,785 pikë
Elsa Toska, 85,428 pikë
Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarët në një nga 3 emrat e parë të listave. Në rast se Kuvendi nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.