Extra Kejvina zbulon nëse do jetë në finalen e BBVA dhe thotë se...

Kejvina zbulon nëse do jetë në finalen e BBVA dhe thotë se i mungon Luizi dhe Olta

“Ishte një “Big Brother” shumë intensiv, plot surpriza, plot gjëra të bukura po ashtu dhe jo shumë të bukura. Big Brother-i im nuk ka zgjatur shumë por për aq sa ka zgjatur ka qenë okej dhe presim tani finalen.”-ka deklaruar Kejvina Kthella në intervistën e saj të fundit me “Top Albania Radio” duke thënë se: “Jam shumë mirë dhe ndodhem tek familja ime, jam në Itali.”

Luizi ka treguar së fundmi se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht. Gjë që edhe modelja e mbështet.

“Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment.”

E pyetur se çfarë ndryshoi Big Brother VIP tek ajo, Kejvina tha:

“Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.”

Kush i mungon më shumë nga banorët e shtëpisë Kejvinës?

“Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi”, tha modelja.

Kejvina mes të tjerash zbuloi se do jetë në finalen dhe në ‘after party’-in e ‘Big Brother VIP’.

“Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe.”