Politika Këlliçi: Basha ‘shiti’ hipotekën e PD! Duhet të ketë marrë diçka të...

Këlliçi: Basha ‘shiti’ hipotekën e PD! Duhet të ketë marrë diçka të madhe në këmbim

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se Lulzim Basha po refuzon që të sqarojë demokratët për vendimin e pezullimit të Berishës nga grupi parlamentar.

“Basha refuzon të bëjë sqarim shterues me demokratet. Të shesësh hipotekën e shtëpisë do të thotë te kesh marrë diçka të madhe në këmbim. Sali Berisha është hipoteka e PD, është themeli më i fortë mbi të cilin vijon PD me gjithë defektet e tij në 30 vite. Ka një peshë faji shumë të madhe për shumë gjëra që nuk kanë funksionuar në demokracinë e brendshme në PD”, tha Këlliçi në Euronews Albania.

Sipas tij nisur nga fakti që në 2021 diskutohen për demokracinë brenda PD mbi të gjithë është një problem i shkaktuar nga Berisha dhe më pas nga Basha.

“Janë këta dy persona që në një farë mënyrë e kanë mbajtur të mbyllur partinë”, tha ai duke shtuar se Berisha është një instrument për të bërë ndryshime në PD.