Belind Këlliçi denoncoi para mediave se zyra e tij është bastisur, i janë vjedhur sende personale dhe i është ndërruar brava.
“Pas mbledhjes së komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, shkuam me të rinjtë në ambientet e FRPD, por zyra ime ishte e bastisur. Përgjegjës bëj direkt Bashën, pasi askush tjetër nuk e ka kurajon ta bëjë këtë”, tha Këlliçi.
“Janë vjedhur sende të mia personale. Të rinjtë janë kërcënuar nga persona të armatosur. E kanë gabim nëse mendojnë se na frikësojnë”, shtoi Këlliçi.
Deputeti demokrat theksoi më tej se “policia nuk vjen sepse mesa duket nuk i jep leje kryeministri”.
“E kam njoftuar dy herë policinë, por nuk kanë ardhur. Do të shkoj tani në komisariat për kallëzim”, tha Belind Këlliçi.