“Uroj që prapa incidentit të sotëm mos të jesh ti apo levat e tua”. Kështu e ka paralajmëruar kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kryeministrin Edi Rama pas incidentit me kreun demokrat në protestë. Në fjalën e tij, Këlliçi theksoi se do t’i shkojë deri në fund këtij incidenti.
“Rama ik, Rama ik! Isha përgatitur të mbaja fjalën më pozitiv, por uroj që prapa incidentit të sotëm mos të jesh ti. Më 12 nëntor je shpallur armik në shesh para gjithë shqiptarëve, uroj që prapa incidentit të sotëm mos të jesh ti apo levat e tua, apo bastardët që ke në Bashkinë e Tiranës. Për këtë që ka ndodhur sot, do t’i shkojmë deri në fund”.
Ai tha se edhe pse në kushtet e shtetrrethimit, rinia demokrate dhe opozitarët janë në shesh.
“Luftën për votën e lirë e bën PD-ja dhe opozita, luftën për minimunin jetik e bën opozita, rinia e vendit. Edhe pse jemi në kushtet e një shtetrrethimi. Jemi kthyer në një vend që prodhon fëmijë për eksport”.