Kelmend Balili do të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Balilit për t’u transferuar nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin në një burg të sigurisë së zakonshme.
Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit nga Klemend Balili është bërë një vit më parë në Gjykatën e Elbasanit, për shkak te gjendjes së tij shëndetësore.
Kelmend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës.
Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.