Kelmend Balili ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku u dënua më 10 vite burg duke kërkuar pafajësinë në Apel.
Kelmend Balilit këmbëngul që nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar akuzat e ngritura.
Pas ankimimit të vendimit nga avokati i Balilit Theodhori Sollaku, pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupin gjykues në Apel dhe datën e zhvillimit të seancës së parë. Gjatë procesit në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri që prokuroria thotë se është i tij, në të vërtetë nuk vërtetohet që i përket Klemend Balilit.
Nisur nga këto arsye, Avokati Sollaku u shpreh se personi që del në përgjime nuk është Kelmend Balili.
Ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati tha se dikush e ka dërguar qëllimisht për të implikuar klientin e tij. Por pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, togat e zeza të Shkallë të Parë të kryesuar nga Flora Hajredini e shpallën fajtor Balilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe e dënoi atë me 10 vite burg.
Kelmend Balili u akuzua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim, deklarim i rrem, dhe fshehje të pasurisë.