Mes personave që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga efektivët e Aeroportit të Rinasit ka dhe të mitur që nuk kanë qenë të pajisur me prokurë nga prindërit.
Sipas detajeve në dosje, nga këqyrja e komunikimit në aplikacionin Signal mes Eneo Sulejmanajt dhe punonjësit të policisë, Briken Tereziu, këmbehen të dhëna për kalimin e rreth 200 personave në mënyrë të paligjshme.
Në një rast të përmendur në dosje, Eneo Sulejmanaj dhe Briken Terziu flasin në aplikacionin Signal për kalimin e një nëne me tre fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë prokurë nga i ati.
Siç thuhet edhe në dosje, ditën që kanë dalë jashtë vendit nëna me fëmijët, babai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e kalimit drejt Bashkimit Europian të personave që e kishin të ndaluar dhe ka kërkuar masa sigurie për 9 punonjës të Aeroportit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se pas zbulimit të skemës së korrupsionit në radhët e policisë kufitare, AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për 7 efektivë, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim.
Për 3 nga efektivët është caktuar “arrest shtëpie”, 4 kanë marrë detyrim paraqitjeje dhe tetë të tjerë janë lënë në hetim në gjendje të lirë.
Kurse, për ish-kreun e Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj është caktuar arrest në burg. Ky i fundit ndodhet aktualisht pas hekurave pasi u arrestua më herët gjatë majit, teksa transportonte 1 kg kokainë.
Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin qytetarë të depërtuar apo me probleme të tjera ndaj ligjit, drejt vendeve të BE-së dhe si shpërblim merrnin nga 50 deri në 500 euro.
PJESË NGA DOSJA
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.10.2023, nga ora 10:18 AM – 06:18PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes
Eneo: Kemi at grun me femijet per Katania dhe I cun per Malta
Briken: Ok mi nis.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve A.A, A. S, Xh. S, M. S, A. S. dhe Sh. S.. Ky eshte burri. Ky I fundit. * i dërgon pasaportën e shtetasit D. D. Ky eshte per malta
Briken: I tak une apo ti
Eneo: I tak une, bashk takohemi ndark
Briken: Ok vlla. Te nr 8.
Eneo: Te them kur tjem aty se do jem dhe un po qekan blloku rruget
Briken: Ok
Në orën 11:21 dhe ne orën 11:24 zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal
Eneo: I pe vlla
Briken: Ca bone vlla. Jam ktu ke spitali amerak 2. Po pate per tme taku sonte qe mos te vish deri ne vore
Eneo: Si je vlla jam ne kombinat se po mbyll nja 2 pune tbej tel vlla pa merak. Po ashtu do tdergoj nai cun der atje
Briken: Ok shife vete mos e vrit menjen
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A. S (nëna e fëmijëve) është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:26 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:27 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Xh. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:36 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA.
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Shkëlqim Selimi (babai i shtetasve te mitur) më datë 16.10.2023 rezulton jashte territorit te RSH.