Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Evropa për Shqipërinë nuk është një alternativë, por është i vetmi drejtim që mund të ketë vendi.
“Për ne Europa nuk është alternativë por vendi që ka të njëjtin vlerë sot kur etërit e parafytyruan. Ndoshta jemi naivë apo si ata që para se të martohen janë entuziastë për të dhe nuk duan të dëgjojnë përvojat alternative të martesave, ne nuk shohin asnjë aktor apo faktor kundrejt Europës“, tha Rama.
Më tej në konferencën “State of the Union” në Itali, Rama ka folur dhe për marrëdhëniet me Turqinë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se Turqia është një faktor stabiliteti dhe Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera.
“Turqia është themelore për sigurinë e BE dhe për këtë nuk ka dyshim. Historia e marrëdhënieve është e ndërlikua por mendoj se Turqia është kyçe për sigurinë e BE. Kur vjen fjala te rajoni më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë.
Për ne Turqia është partner strategjik. Marrëdhënia me Erdogan është e shkëlqyer, por nuk ka asnjë shenjë se Erdogan dhe Turqia po ushtrojnë në Shqipëri apo në rajon, të ashtuquajturin otomanizëm. Zemërohem kur shoh lajme të rreme për xhami që ndërtohen në Shqipëri për të ndërtuar këtë lloj ndikimi. Jo nuk është e vërtetë“, tha Kryeministri.