“Glory Days” është kënga e këngëtares shqiptare Enisa Nikaj e cila do të përdoret në filmin e Netflix “Miss Virginia”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogaritë e saj sociale.
Këngëtarja ka shkruar se këtë këngë e ka shkruar para 5 vitesh brenda 10 minutave dhe nuk e kishte menduar kurrë se kjo këngë do të kishte sukses kaq të madh. Gjatë vitit të kaluar, Enisa krijoi këngën “Something Beautiful” të cilën ua dedikoi viktimave të tërmetit në Shqipëri dhe të ardhurat nga shitja e këngës do t’i dhuroheshin të prekurve nga tërmeti.
Nikaj ka lindur në Brooklyn dhe nisi të bënte ëndrrën e saj realitet duke nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Atlantic Records”.
Kohët e fundit këngëtarja ka kontaktuar me disa producentë të mëdhenj në New York.