Këngëtarja Parashqevi Simaku ka arritur më në fund të komunikojë me ish-bashkëshortin dhe djalin e saj.
Lajmin e bën me dije biznesmeni Elton Ilirjani, i cili thotë se ata kanë komunikuar me video.
“Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin! Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar Shën Premten”, shkruan ai.
Prej më shumë se 10 vite, besohet se Simaku nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka patur kurrë kontakt me djalin e saj që kur u nda nga bashkëshorti.